E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia merr frymë, depozitat bankare po rriten

Provopulos përshëndeti nismën e qytetarëve për besimin e rikthyer në bankat vendase për depozitimin e të ardhuravëe të tyre, të cilat 2 vitet e fundit kanë qënë në nivelet më të ulta.

“Që nga zgjedhjet e 17 qershorit, që sollën në pushtet një koalicion të djathtë-të majtë proeuro, po asistojmë kthimin e depozitave, me një ritëm mjaft të kënaqshëm", deklaroi Provopulos gjatë një takimi me presidentin grek, Karolos Papulias.

Një burim bankar theksoi se depozitat u mbushën me rreth gjashtë miliardë euro, që nga zgjedhjet.

Sipas Bankës së Greqisë, fondet ishin pakësuar me 166 miliardë euro në prill, ndërkohë që rreziku për daljen nga euro ishte i madh.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-07-10 22:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›