E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia merr te shtunen kredine prej 12 miliarde eurosh nga BE dhe FMN

Greqia merr të shtunën kredinë prej 12 miliardë eurosh, këstin e pestë të ndihmës së BE dhe FMN.

Ministrat e Financave të Eurogrupit do të japin dritën e gjelbër për disbursimin e 12 miliardë eurove nëpërmjet një video-konferencë në orën 19 00, këtë të Shtunë.

“Është e sigurtë që Greqia do të marrë këstin e pestë të kredisë”, tha komisioneri evropian Olli Rehn.

Pas dhënies së këstit të radhës prej 12 miliardë eurove, ministrat e Eurozonës në ditët më pas do të vazhdojnë debatin edhe për çështjen e paketës së re të ndihmës për Greqinë dhe pjesëmarrjen e sektorit privat për shlyerjen e borxhit grek.

Vendimet përfundimtare të Eurogroupit për një paketë prej 120 miliardë eurosh pritet të merren në 11 korrik, edhe pse disa burime pohojnë se vendimi përfundimtar mund të merret më vonë në shtator, por ende nuk dihet nëse do të ketë një ujdi për këtë paketë.

Nga 120 miliardë Euro, 87 miliardë i atribuohen vendeve të Eurozonës dhe 33 miliardë Euro Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Me lëvrimin e këstit të pestë të ndihmës, Greqia mund të marrë frymë lirisht, por përkohësisht.

Pjesa e premtuar e kredisë prej 12 miliardë eurosh, do t'i shkojë shpejt Athinës për të bërë pagesat deri në vjeshtë. Nga ana tjetër, parlamenti grek arriti megjithë valën masive të protestave të miratojë një paketë të ashpër kursimesh dhe privatizimesh që ishte edhe kushti i vënë nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja për të dhënë kredinë.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›