Taksistet ne proteste bllokojne rruget e Athines

Shoferët e taksive në Greqi filluan një grevë 24-orëshe. Ata bllokuan rrugët me makinat e tyre në Athinë në shenjë proteste kundër një ligji të ri i cili liberalizon profesionet. Qindra taksi u parkuan përreth ministrisë së transportit, duke ndërprerë trafikun per disa kilometra në rrugët e kryeqytetit grek.
Reformat e qeverisë parashikojnë liberalizimin e profesioneve të ndryshme me qëllim rritjen e konkurrencës në vend dhe eliminimin e monopoleve dhe korrupsionit që pengojnë rritjen ekonomike. Edhe pse ligjet e liberalizimit janë miratuar prej kohësh në parlament implementimi i tyre ka qenë tejet i ngadaltë. Zyrtarisht ai hyri në fuqi më 2 korrik dhe lehtëson ndjeshëm procedurat për marrjen e nje licencë.
"Ne kemi paguar 200,000 euro për një licensë taksi dhe tani që është duke u liberalizuar. Paratë do të jenë të humbura dhe do të ketë taksi kudo. Qëndrimet e taksive do të mbushen me automjete që vetëm presin presin për 3 ose 20 euro pa vlerë. Kjo është diçka që nuk po ndodh kudo tjetër në Europë, vetëm në Greqi"-tha Tsivos Akili, shofer taksie.
Shoferët e taksive zhvilluan një takim me Ministrin e Transportit, Janis Ragousis, që ka dhënë urdhër për zbatimin e ligjit kudo pavarësisht nga marrveshjet paraprake në dy qytetet kryesore të Greqisë Athinë e Selanik. Sipas shoqatës së taksistëve liberalizimi i profesioneve do të nxisë dhe më monopolet ndonëse është pjesë e reformave të qeverisë për të reduktuar defiçitin e lartë të vendit.
Delina Bitraku