E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier plagosen me arme zjarri dy persona

Plagosen me armë zjarri 2 persona në një lokal në aksin Fier -Patos në afërsi të fshatit Portëz. Sipas hetimeve paraprake të policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, bëjnë të ditur se Bledar Seneja 31 vjeç dhe Mariglen Nani 35 vjeç nga fshati Portëz janë qëlluar me armë zjarri teksa ishin në një lokal pranë një pike karburanti.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e qarkut Fier po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Ndërkohë që sipas burime nga urgjenca e spitalit të Fierit mësohet se të plagosurit kanë pohuar se nuk e dinë shkakun dhe personat që i kanë qëlluar me armë zjarri. Sipas policisë një nga pistat e hetimit rreth kësaj ngjarje është ajo e një plagosje aksidentale, pasi dy shtetasit mund të të jenë bërë objekt i plumbave gabimisht ose aksidentalisht me objektiv shtetas të tjerë që ishin në ambientet e lokalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›