E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia miraton buxhetin e reduktuar

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 19:46

Megjithë kundërshtimet e opozitës, Parlamenti i Greqisë ka miratuar, 156 vota për dhe 142 kundër, buxhetin për vitin 2011, i cili parasheh masa edhe më të ashpra financiare.

Para parlamentit, kryeministri Papandreou theksoi se mbetet "i vendosur" që t’i bëjë të gjitha ndryshimet e mundshme për nxjerrjen e vendit nga kriza.

"Megjithë vështirësitë, unë jam optimist", tha ai.

Miratimi i buxhetit grek është bërë përderisa vazhdojnë protestat e sindikalistëve dhe kritikat e shtuara brenda Partisë Socialiste në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›