E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia miraton paketen e kursimit qytetaret ne proteste

Pamje nga Parlamenti Grek

Athine 29 qershor 2011 NOA- Mesdita e sotme ne Greqi ka shenuar masa te tjera drastike te kursimit.

Ka qene parlamenti grek ai qe ka votuar me nje diference te vogel votash ne favor te nje pakete drastike te masave te kursimit me qellim per te shpetuar vendin nga borxhet.

Gjate fjales se mbajtur para votimit Kryeministri i vendit Jorgos Papandreu u kerkoi ligjveneseve te te gjitha forcave politike qe te miratojne me konsensus kete pakete ne te cilen parashikohen nje kursim prej 28 miliarde eurosh ndersa me tej parashikohet edhe rritje e taksave dhe takimeve.

Me miratimin e paketes se ketyre masave i hapet rruge fondeve te kredise nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar.

Nderkohe qe parlamenti ishte mbledhur per te vendosur per miratimin e kesaj pakete masash jashte tij qindra qytetare protestonin kunder ketij hapi.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›