E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në Gjermani, me ftesë të Këler

TIRANë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Gjermani, me ftesë të Presidentit gjerman, Horst Këler.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Presidenca, gjatë qëndrimit dyditor në Gjermani, Presidenti Topi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, zv/ministri i Kulturës, Nikollë Lesi, deputeti Gazmend Oketa, anëtarë të kabinetit të Presidentit etj, do të zhvillojë takime me Presidentin e Gjermanisë, Horst Këler dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit federal.

Temë qëndrore e bisedimeve mes dy Presidentëve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, gjatë të cilit Presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse, kryesisht lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›