E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Greqia në “luftë” më zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit në qytetin Psachna, nisin evakuimet

Greqia vijon të “luftojë” me flakët, ndërsa zjarri ka dalë jashtë kontrollit në qytetin Psachna. Sipas medias greke Kathimerimi, pavarësisht mobilizimit të menjëhershëm, zjarri ka marrë përmasa të mëdha edhe për shkak të erës së fortë.

Në Paschna dhe në qytetin Artaki, autoritetet kanë lëshuar thirrje për evakuimin e banorëve.

Kritike është situata edhe në rajonin Beotia, ku një person humbi jetën. Viktimë ka mbetur një 80-vjeccar, bari, i cili në momentin që autoritetet bënë thirrje për evakuim, shkoi të shpëtonte kafshët, por fatkeqësisht humbi jetën nga asfiksia.

Flakët në Greqi po favorizohen edhe për shkak të motit me temperatura shumë të larta dhe erë të fortë. Sipas meteorologëve në Greqi, të njëjtat kushte atmosferike do të jenë prezentë edhe në ditët në vijim, duke shtuar rrezikun nga zjarret.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›