Greqia në “luftë” me zjarret, flakët përfshijnë qytetin e Alexandroupolit

Greqia nuk gjen paqe nga zjarret, teksa flakët kanë përfshirë qytetin e Alexandroupolit. Sipas përfaqësuesit të zjarrfikësve, Yiannis Artopioos, shuarja e zjarrit nuk do të jetë e lehtë, për shkak të erës së fortë.
“Era është armiku i madh i zjarrfikësve”, tha ai. Në të njëjtën kohë, në vendbanimin Apalos po krijohen zona të mbrojtjes nga zjarri, me qëllim që të parandalohet që zjarri të shkojë në aeroportin e Aleksandoupolis.
“Ky nuk është një zjarr i zakonshëm. Erërat kanë qenë të forta edhe në orët e mbrëmjes dhe do të vazhdojnë edhe në orët në vijim”, shtoi përfaqësuesi i zjarrfikësve.
Në Aleksandropolis janë 176 zjarrfikës me 10 divizione këmbësore, ndërsa gjatë ditës 11 avionë dhe 5 helikopterë do të hedhin ujë nga ajri./ protothema
/rtsh.al/