E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrezikuan të mbyteshin në Golem/ Tre turiste nga Maqedonia e Veriut dërgohen në spital, 2 në gjendje të rëndë

Tre turiste nga Maqedonia e Veriut janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Golemit këtë të shtunë (19 gusht).

Pas dhënies të ndihmës së parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare, ato janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Mësohet se njëra njëra prej tyre Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›