Greqia në prag të falimentimit, krerët e shtetit apel për ndihmë

Gjermania duhet të vendosë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është kërkesa që guvernatori i Bankës Qëndrore Evropiane i ka bërë qeverisë gjermane. Zhan Klod Trishe ndodhet në Berlin së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Straus Kan për të zhbllokuar ndihmat financiare për Greqinë.
• Kriza greke trondit bursat
• Fullani: Kriza greke pa efekt tek ne
"Jam i bindur se do të arrijmë në një përfundim pozitiv dhe se të gjitha vendimet do të merren", ka shtuar Trishe. Sipas tij, negociatat me Athinën do të përfundojnë brenda pak ditësh. Por sipas Straus Kan cdo ditë e humbur nuk bën gjë tjetër përvec se përkeqëson situatën dhe vë në dyshim besueshmërinë e zonës së euros. Ndërsa në frontin politik pengesa më e madhe ndaj një ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e kredisë greke nëpërmjet borxheve me interes të ulët se sa ato të tregut nga ana e vendeve të zonës euro dhe të FMN-së, mbetet pozicioni i Gjermanisë. Kjo e fundit vazhdon të kundërshtojë financimin e Athinës pa impenjime të mëtejshme më drastike në shpenzimet publike përvec paketës së masave që është votuar tashmë nga Parlamenti grek.
Kështu që një mbledhje e ardhshme e zonës euro është parashikuar një ditë pas këtyre zgjedhjeve pra, në 10 maj. Por Greqia ka një afat të fundit në 19 maj për të paguar 9 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, Shauble, ka bërë të ditur se nëse negociatat me Athinën do të jenë të suksesshme, atëherë qeveria e tij do të cojë për votim në Parlament një projektligj pikërisht për këtë cështje. Sipas agjencisë Dou Xhons, qeveria gjermane do ti kërkojë Parlamentit aprovimin e ndihmave për Greqinë, për një shifër rreth 8.4 miliardë euro brenda 2010-ës, dhe një shtesë ende të papërcaktuar në 2011-ën dhe 2012-ën. Detajet e këtij projektligji do të bëhen të ditura të dielën e kësaj jave në përfundimin e negociatave të Greqisë me FMN dhe KE.
Nga ana e tij kryeministri grek Papandreu i ka kërkuar Evropës që të marrë përgjegjësitë e veta për të evituar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Baroso ka folur nga Tokio duke thënë se vendet e BE, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane janë të vendosura për të garantuar qëndrueshmërinë e zonës euro. Zëdhënësi i komisionerit të BE për cështjet ekonomike dhe monetare, Oli Rehn ka qetësuar situatën duke thënë se nuk ka asnjë rrezik për shtrirje të krizës greke dhe në vendet e tjera.
Dorina Gusmari
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 prill 2010 ) < I mëparshmi