E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen sot në Tiranë. Takime me Topin, Berishën e Topallin

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen viziton sot per here te pare Tiranen qe nga zgjedhja e tij nje vit me pare ne krye te Aleances se Atlantikut te Veriut. Vizita nje ditore e Rasmussen vjen 1 vit pas anetaresimit te Shqiperise me te drejta te plota ne NATO, dhe pas Kosoves kjo eshte vizita e pare e tij ne nje vend te rajonit te Ballkanit.

Takimin e pare Rasmussen e ka sot me shefin e diplomacise shqiptare Ilir Meta, me te cilin me pas do te dalin ne nje konference te perbashket per shtyp para gazetareve ne Ministrin e Puneve te jashtme. Pas Metes, numuri nje i NATO-s do te takoje Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe ne vijim te axhendes se tij, kryeministrin Sali Berisha, me te cilin do te kene nga nje deklarate per shtyp per mediat. Shefi i NATO-s do te bisedoje edhe me krytaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidentin Bamir Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›