E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: PS të kthehet në Kuvend

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu i ka bere thirrje opozites qe ti kthehet jetes parlamentare. Duke folur ne mbledhjen e asamblese se Partise Republikane, te qarkut Korce, ai theksoi se debati politik duhet te zhvillohet ne institucione.

"Pushteti nuk eshte asnjehere i perhershem. Ne demokraci nuk ka te humbur dhe te fituar, por ka humbje zgjedhjesh dhe fitore zgjedhjesh. Sepse te gjithe jemi te fituar kur punojme per interesa kombetare, dhe te gjithe jemi te humbur kur keto interesa kombetare neperkemben. Por te gjithe duhet te kemi parasysh qe duhet te punojme me pergjegjesi per interesat kombetare dhe vendi per te ndertuar debatin dhe komunkimin eshte Kuvendi i Shqiperise. PS duhet te marr pjese ne debatin kunder qeverise apo per gjykimet ndryshe nga qeveria. PS duhet te marr pjese bashke me qeverine ne reforma qe kerkojne angazhimin e PS ne emer te anetaresimit te Shqiperise ne BE. Keto jane qendrimet e Partise Republikane", u shpreh Mediu.

Ne kete mbledhje eshte diskutuar edhe per zgjedhjet e ardhshme lokale dhe zoti Mediu ka kerkuar qe te gjitha strukturat te pergatiten per kete proces.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›