Greqia në terr informativ, mediashpall 4 ditë grevë
ATHINE- Sindikatat e Gazetarëve në të gjithë vendin kanë shpallur një grevë 4 ditore nga sot e Enjte ora 6:00 deri të Hënën, 11 prill 2011.
Greva prek të gjithë të punësuarit në gazeta, radio, stacionet televizive, agjencitë e lajmeve, ndaj deri të hënën nuk do të ketë asnjë edicion informativ, dhe nuk do të shtypet për t’u shpërndarë asnjë gazetë.
Kërkesat e punonjësve të shtypit janë: të nënshkruhen marrëveshjet kolektive të punës, ndalimi i shkurtimit të pagave,
ndalimi i pushimeve nga puna etj.
Kjo grevë e punonjësve të shtypit zhvillohet një ditë pas takimit të krerëve të Trojkës me ministrin grek të Financave Papakonstandinou. Gazetarët janë të parët që marrin informacionin, ndaj edhe këtë herë sapo mësuan se përfaqësuesit e FMN, BE dhe BQE kanë kërkuar sërish nga qeveria greke masa financiare për kapërcimin e shpejtë të krizës, shpallën grevën 4 ditore.
(BalkanWeb)