E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, tërmet i fortë në verilindje paralajmërim për Cunami

TOKIO- Një tërmet i fortë 7,4 ballë ra sot rreth 40 kilometra nga brigjet verilindore të Japonisë, njoftoi Agjencia Meteorologjike japoneze, e cila paralajmëroi për një cunami që mund të arrijë deri në dy metra lartësi.
Sipas agjencisë, personat që banojnë përgjatë brigjeve të prefekturës Miyagi pritet të evakuohen drejt vendeve më të ngritura për t'u mbrojtur nga dallgët që mund të arrijnë lartësinë dy metra.
Kjo prefekturë është goditur edhe më 11 mars nga një tërmet me fuqi 9 ballë, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në Japoni, i pasuar edhe nga një cunami prej më tepër se 10 metrash që shkatërroi gjithçka që preku.
Katastrofa shkaktoi rreth 28 000 të vdekur dhe të zhdukuret disparus.
Ky tërmet tjetër, fuqia e të cilit vlerësohet në 7,4 nga shërbimet meteorologjike japoneze, ra në orën 23:23 (14:23 GMT) në thellësinë 40 kilometra. Epiqendra e tij ndodhet në Oqeanin paqësor, 40 kilometra nga brigjet e prefekturës Miyagi.
Tërmeti u ndje deri në Tokio, 400 kilometra në jug, ku ndërtesat dhe shtëpitë u tronditën për rreth 10 sekonda.
Televizioni publik NHK shtoi se dy centralet bërthamore të Fukushimas nuk pësuan dëme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›