Gjykata pa vendim perfundon degjimi ne rastin Klecka

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore kundër ish- pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për krime mdaj civilëve dhe krime të luftës ndaj të burgosurve, që pretendohet se janë kryer gjatë vitit 1999 në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës.
Prokurorit special i EULEX-it Maurizio Salustro ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit edhe për një muaj për nëntë ish pjesëtarët e UÇK-së, për çka gjykata do të vendosë brenda dy ditësh. Për rastin e Kleçkës EULEX ka ngritur aktakuzë edhe kundër deputetit Fatmir Limaj, i cilin nuk është arrestuar për shkak të imunitetit që ka ndërkohë ai nuk është paraqitur as në seancën e sotme dëgjimore.
”Ju lutem, Limaj nuk atë bëjë fare me këtë seancë dëgjimore, ndaj Limajt nuk është zbatuar asnjë kërkesë për caktimin e ndonjë mase. Çdo caktim i masës ndaj tij është kundër ligjore pasi gëzon të drejtën e imunitetit”- tha Bajram Tmava, avokat mbrojtës në rastin “Kleçka”.
Avokatët e kanë quajtur të pabazuar kërkesën e prokurorit të EULEX-in për vazhdimin e paraburgimit për ish-pjesëtarët e UCK-së. Sipas tyre kërkesa është e pabazuar në fakte ndërsa procesi në tërësi po përcillet me parregullsi të mëdha.
“Kërkesë më jo serioze asnjëherë nuk kam parë, as nuk kam lexuar, për arsye se prokurori publik në kërkesën e tij nuk paraqet asnjë arsye, asnjë bazë dhe asnjë justifikim të vetëm për bazat juridike për të cilat kërkohet caktimi dhe vazhdimi i paraburgimit”-tha Muhamet Halimi, avokat mbrojtës në rastin “Kleçka”.
Seanca e radhës ndaj nëntë ish-ushtarëve të Brigadës 121 ”Ismet Jashari-Kumanova” të UÇK-së, të arrestuar në mars të këtij viti, do të mbahet të mërkurën.
Bul Salihu