Greqia paralizohet serish nga një grevë e përgjithshme
Projektligji lidhur me reformën e pensioneve do të votohet sot pas një leximi të dytë në parlamentin grek.
Në protesta marrin pjesë nëpunës shtetërorë, gazetarë, inspektorë tatimorë, avokatë, të punësuar në komuna dhe doganierë. Spitalet greke do të pranojnë vetëm rastet urgjente për shkak se grevën e përkrahën edhe mjekët, ndërsa bankat do të jenë të mbyllura, gjithë qarkullimi do të jetë i bllokuar, ndërsa shumë fluturime do të anulohen.
Greva, e gjashta e përgjithshme gjatë këtij viti, është organizuar nga të dy sindikatat më të mëdha greke, Konfederata e Përgjithshme e Punës (GSEE) dhe Federata e Nëpunësve Shtetërorë (ADEDI).