E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen kritikon qëndrimin e BE-së kundrejt Turqisë

"Me rëndësi të veçantë është ruajtja e partneritetit me Turqinë jo vetëm me NATO-n, ku ajo është aleate shumë e respektuar, por edhe me BE-në", theksoi Rasmussen për gazetën daneze "Politiken".

Rasmussen thekson që BE-ja ta zgjidhë çështjen për pjesëmarrjen e Turqisë në Agjencinë Evropiane për Mbrojtje dhe t'u japë turqve ndikim më të madh në operacionet ushtarake nën komandën e Unionit. Rasmusen nënvizon që Brukseli duhet të tregohet më pragmatist në marrëdhëniet me Ankaranë.

Turqia ka kontingjentin e dytë për nga madhësia në Bosnjë, në kuadër të misionit të kryesuar nga BE-ja, por nuk merr pjesë në miratimin e vendimeve, që i interesojnë këtij misioni. "Kjo është e padrejtë. BE-ja duhet të dërgojë sinjal të qartë se Turqia ka vendin e saj në klubin e vendeve perëndimore", theksoi Rasmussen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›