E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe SHBA-ja parashikojnë të shkëmbejnë spiunët

Ana Stavitskaja, avokate e ekspertit, Igor Sutjagun deklaroi se kishte informuar familjen e këtij të fundit për lirimin e tij në kuadër të një këmbimi mes Rusisë dhe SHBA-së. Igor Sutjagun, i dënuar në vitin 2004 me 15 vjet burg se i kishte transmetuar SHBA-së informacione sekrete “do të këmbehet me personat e akuzuar për spiunazh në SHBA'', deklaroi Stavitskaja në një konferencë shtypi, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, dhjetë personat e dyshuar si spiune rus, pritet që sot të paraqiten së bashku në një gjykatë federale në Nju Jork. Raportohet se 5 prej 10 personave të dyshuar rusë, gjatë ditës së djeshme, janë transferuar nga Bostoni dhe Virgjinia në Nju Jork, ku aktualisht gjenden edhe pesë spiunët e tjerë të dyshuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›