Durrës, plagosen me armë zjarri dy të rinj
DURRES- Dy të rinj nga Durrësi janë plagosur sot në mbrëmje me armë zjarri , ndërsa policia ka identifikuar autorin e krimit dhe po punon për kapjen e tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.15 pranë shkollës 9 vjeçare "Hasan Koçi", në lagjen periferike të Shkozetit, kur pas një grindjeje për motive të dobëta, një person, tashmë i identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasit M.N, 17 vjeç dhe 22 vjeçarin R.R.
Mësohet se 17 vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa 22 vjeçari R.R në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për ndalimin e autorit të këtij krimi.
(e.n/ata/BalkanWeb)