E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në mbrëmje, 2 të vdekur e 5 të plagosur

DURRES- Dy aksidente të rënda kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor nga Kavaja në Rrogozhinë ku për pasojë dy persona humbën jetën, ndërsa pesë të rinj mbetën të plagosur.

Aksidenti i parë ndodhi në një rrugë dytësore pranë qytetit të Rrogozhinës, kur një 43 vjeçare nga fshatrat e Librazhdit, u godit nga një automjet me targa të huaja.
Mësohet se 43 vjeçarja Xh. Ozuni, nga fshati Skroskë i Librazhdit, ka mbetur e vdekur pasi është goditur nga një autoveturë tip "Audi", drejtuesi i së cilës është shoqëruar në polici.

Ndërkohë përplasja e dy automjeteve pranë qytetit të Kavajës ka shkaktuar sot në mbrëmje vdekjen e një 24 vjeçari dhe plagosjen e 5 të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 në dalje të qytetit të Kavajës, kur dy automjete me targa të huaja u përplasën aksidentalisht me njëra tjetrën. Si rezultat i përplasjes humbi jetën 24 vjeçari Y.Sofia dhe janë aksidentuar shtetasit I Trosha, 22 vjeç, N. Dedej, 25 vjeç, E.Rada, 23 vjeç, G. Rada, 21 vjeç dhe A, Duro, 19 vjeç. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›