E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i KFOR-it Peshkopi Teodosije: Nuk ndjehemi të sigurt

PRISHTINE- Peshkopi ortodoks serb, Teodosije, tha sot se është i shqetësuar që sigurimin e Manastirit të Graçanicës do ta marrë policia e Kosovës.

“Jam i shqetësuar, që komanda e KFOR-it do ta bëjë atë që synon, pra që do të tërhiqet nga manastiri në Graçanicë, ndërsa ka paralajmëruar se këtë do ta bëjë edhe në katër manastire të tjera”, u tha Teodosije gazetarëve sot në Graçanicë, ku për vizitë ka qëndruar ministri i brendshëm serb, Ivica Daçic.

Teodosije tha se KFOR-it i ka tërhequr vërejtjen se një vendim i tillë është i parakohshëm, pasi sipas tij, “forcat ndërkombëtare të sigurisë janë më të përgatitura për t’i ruajtur manastiret tona se sa policia e Kosovës”.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›