E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Cmimet e energjise, nuk do te kene tendence rritjeje

Politika e mos rritjes se cmimeve per sektorin e energjise, do te vazhdoje edhe per vitet ne vijim. Lajmin e ka dhene ministri i Energjetikes Genc Ruli, ne nje takim qe ka pasur dje me Martin Roman, drejtor i Pergjithshem dhe anetar i Bordit te OSSH-se. "Me ane te miratimit te Modelit te Tregut dhe te deklarates rregullatore, si dokumentet thelbesore te reformes ne sistemin energjetik, praktikisht ne kemi siguruar nje politike sociale te forte per sa i perket shtresave ne nevoje dhe ekspozimit te tyre kundrejt rritjes se cmimit te energjise", tha ministri Ruli. Sipas tij, viti 2009 nuk do te njohe rritje cmimi, ndersa ne vitet ne vijim, balancimi do te mundesohet nepermjet energjise mjaft te lire qe vjen nga hidrocentralet qe do te vazhdojne te jene prone publike, si dhe reduktimit te humbjeve dhe rritjeve te arketimeve qe vete kompania do te mundesoje. Vizita e Roman, qe vjen ne nje kohe te shkurter pas marrjes se kontrollit te OSSH nga CEZ, zyrtarizoi mbylljen e transaksionit te privatizimit te OSSH sh.a. dhe fillimin e punes se kesaj kompanie nen administrimin e CEZ. Te dy palet, shprehen kenaqesine per partneritetin e krijuar nga ky privatizimin dhe besimin se sektori i shperndarjes se energjise elektrike, do te shohe shpejt permiresime te metejshme.

Privatizimi i OSSH-se eshte privatizimi me kompleks dhe me i rendesishem i bere ne Shqiperi, dhe eshte pershendetur si nje histori suksesi nga institucionet nderkombetare. Ky privatizim ka ndodhur ne nje kohe rekord, afersisht 2 vjet, ndersa koha mesatare e privatizimeve te ngjashme eshte me shume se 4 vjet. Ky proces ka qene vecanerisht transparent, duke informuar publikun dhe ligjvenesit ne menyre periodike. Kompania CEZ, qe bleu OSSH-ne, i ka te gjitha garancite e nje investitori shume serioz, nder me te medhenjte ne Evrope.

Cmimi

Cmimi i shitjes se OSSH-se, eshte cmimi me i mire i shitjeve te ngjashme ne rajon. Ne kontraten e shitjes jane te parashikuar me hollesi, elementet rregullatore si p.sh detyrimi i kompanise CEZ, per te pakesuar me 17% humbjet, ne nje periudhe 5 vjecare, per te rritur minimalisht arketimet 1% per cdo vit, te pamundura keto pa investuar se paku 200 milione euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›