"Gerdeci", gjykata seri shtyrjesh te gjykimeve
Tirane- Dosja "Gerdeci" eshte shtyre disa here, duke mos iu dhene mundesi gjykimi.
Pas ndarjes ne tri pjese, asnje prej tyre nuk eshte mundur dot qe te gjykohet ne gjykate.
Ne Gjykaten e Larte, pritej qe te gjykohej ceshtja e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediut, por procesi eshte shtyre per mos formim te trupit gjykues. Ne te njejten kohe, kur ne gjykate pritej te caktohej nje date per pjesen tjeter te dosjes me 28 te pandehur, gjyqtari ka dhene doreheqjen e tij.
Mediu
Procesi gjyqesor ne ngarkim te ish ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu eshte shtyre dje nga Gjykata e Larte. Shkak eshte bere mungesa e nje prej anetareve te trupit gjykues. Gjyqtarja Irma Bala, mesohet se nuk mund te paraqitej ne gjykate pasi ishte larguar jashte shtetit per arsye shendetesore. Mosformimi i trupit gjykues, ka bere qe procesi gjyqesor ne ngarkim te deputetit te shtyhet ne daten 6 korrik. Ne kete seance pritet qe te dyja palet, si prokuroria por edhe mbrojtja, te paraqesin kerkesat e tyre paraprake. Ne kete seance do te vendoset nese seanca do te procedohet me gjykim te shkurtuar, ashtu sic jane aktet, apo me gjykim normal. Mediu akuzohet nga Prokuroria e Pergjithshme, per vepren penale te "shperdorimit te detyres" nje here si ish-minister, si dhe "shperdorim detyre" si ushtarak.
Ushtaraket
Gjyqtari Kreshnik Omari, i cili duhet te gjykonte ceshtjen penale ne ngarkim te 28 te pandehurve mes tyre Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Sokol Ngjeci, Dritan Minxholli, si dhe ushtarakeve te akuzuar per tragjedine e Gerdecit, eshte terhequr nga dosja. Mesohet se dje kryesuesi i trupit gjykues, eshte njohur me dosjen hetimore. Ne te njejten kohe, ky i fundit i ka dorezuar kryetarit te komanduar te Gjykates se Tiranes, Albert Mece, nje kerkese ne te cilen kerkonte doreheqjen e tij nga procesi. Ne kerkese gjyqtari argumentonte, se ai nuk mund ta gjykonte kete ceshtje per arsye se bashkeshortja e tij, ishte avokatja mbrojtese e te pandehurit Ilmi Lacaj. Sipas gjyqtarit ai nuk mund te gjykonte nje dosje, ne te cilen bashkeshortja e tij ishte pale e procesit gjyqesor. Per kete arsye duke argumentuar si nje shkelje ligjore, gjyqtari kerkon doreheqjen e tij nga procesi. Kryetari i gjykates ende nuk ka dhene nje pergjigje, ne lidhje me kerkesen e bere nga ana e gjyqtarit. Ne rast se gjykata pranon terheqjen atehere dosja do te hidhet serish ne shortin elektronik ku dhe do te caktohet trupa e re gjyqesore. Pas hedhjes se shortit disa dite me pare si gjyqtare per dosjen "Gerdeci" u caktuan Sokol Tona, Martin Deda dhe Kreshnik Omari.
Padite civile
Tre padite civile mbi tragjedine e Gerdecit, jane hedhur dje ne shortin elektronik ne Gjykaten e Tiranes. Gjyqtari i cili do t'i gjykoje ato eshte Arben Kostandini. Ky i fundit do te njoftoje edhe palet e ketij procesi mbi seancen gjyqesore. Pjese e padive civile, eshte Avokati i Shtetit, i cili ka paditur Mihal Delijorgjin dhe kerkon demshperblimin per shumat e lekeve, qe shteti ka paguar per demshperblimin e banoreve te Gerdecit, pas shperthimit. Po ashtu pjese e ketij gjykimi do te jene edhe te afermit e viktimave, te cilet kerkojne demshperblim per humbjen e tyre. Keto padi jane ndare ne dy pjese.