E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet mjeku i Michael Jackson

Ish mjeku personal i Michael Jackson, doktori Conrad Murray është shpallur fajtor për vrasje të pavullnetshme të yllit të popit. Një gjykatë prej 12 anëtarësh në Los Anxheles sapo ka marrë vendimin pas dy ditësh shqyrtim.

Michael Jackson ndërroi jetë në 25 Qershor të vitit 2009 pas një overdoze me ilaçe të fuqishëm anestezik të quajtur propofol. 58 vjecari Murray tani mund të dënohet me maksimumi 4 vjet burg dhe të humbasë licensen e tij mjekësore. Avokatët e mjekut argumentuan se ishte vetë Jackson që mori dozën vdekjeprurëse ndërsa Murray ishte jashtë dhomës.

Gjatë procesit prej 6 javësh, 49 dëshmitarë dhe më shumë se 300 prova u paraqitën në sallën e gjyqit. E ndërsa merrej vendimi, qindra fans të Michael Jackson bërtisnin jashtë ndërtesës “Fajtor” duke kërkuar dënimin e Murray.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›