E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freiburg, qyteti i gjelbër

Gjermani – Periferia jugore e Freiburgut, në mes të Pyllit të Zi. Lagja Vauban, është shembulli më i arrirë në botë i një aglomerati urban ekologjik. Në një vend me shumë pak diell si Gjermania, një zgjidhje që synon energjinë sostenibël, veçanërisht atë të erës por edhe energjinë diellore.

Gjithçka ka filluar në vitet ´70 kur banorët e qytetit të Freiburgut kundërshtuan ndërtimin e një centrali nuklear pranë qytetit. Alternativa që zgjodhën? Burimet e ripërtërishme. Në 1975 në Vauban filloi të ndërtohej sipas kriteresh që synonin të ulnin me 50% çlirimin e CO2. Filloi të mendohej se si të ndalonin çlirimin e gazit prej automobilëve: është e ndaluar të parkosh rrugës, çmimet e garazheve janë shumë të lartë. Rezultati është: në Vauban ka vetëm 270 automjete për 1000 banorë.

Vlera e shtuar e qytetit janë shtëpitë, të gjitha ndërtesat janë të ndërtuara sipas kriterit të konsumit të ulët të energjisë. Banesat me ngjyra të Vauban, të rrethuara ngado me pemë e gjelbërim, mes fëmijëve që luajnë të qetë e persona që lëvizin në biçikletë, ndahen në tre kategori ndërtesash: shtëpitë me një konsum energjitik më të ulët se 50 kwh/m2 në vit, shtëpitë pasive që kanë një impiant fotovoltaik dhe një sistem riciklimi të ujërave për përdorim shtëpiak dhe shtëpitë me plus energji të cilat janë me konsum energjetik zero madje prodhojnë më shumë energji se harxhojnë.

Të gjitha banesat janë ndërtuar me materiale ekologjikë dhe të veshura me dru për të perfeksionuar izolimin termik, janë të pajisura me elektroshtëpiake që konsumojnë pak energji, panele diellorë dhe një sistem që riciklon ujin e shiut për të vaditur hapësirat e gjelbra. Për më tepër shtëpitë janë ndërtuar në një distancë të tillë nga njëra tjetra që të garantojnë për secilën maksimumin e ekspozimit në diell.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›