E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiataku: Në 17 prill deklarata fillestare në GJND

Prishtinë- Institucionet e Kosovë thonë se janë përgatitur mirë për ta mbrojtur pavarësinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa partitë opozitare kanë shprehur dyshimet e veta për mënyrën se si e kanë trajtuar këtë çështje të nxehtë këto institucione, rezultat i së cilës , sipas shumë ekspertëve, pritet t ndikojë shumë në ecjen e mëtejme të shtetit të Kosovës.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës. Vlora Çitaku, ka thënë se kjo ministri e ka marrë “shumë seriozisht” çështjen e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatë Ndërkombëtare, pasi Serbia kërkoi nga ky organ që të japë një mendim këshillëdhënës nëse kjo shpallje ka qenë e ligjshme. Ajo është shprehur se pala kosovare do t’i respektojë në përpikëri afatet dhe procedurat e vendosura nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë , çka nënkupton se një deklaratë fillestare do të dërgohet nga Prishtina në këtë gjykatë deri më 17 prill. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›