Turqia nuk do të zvogëlojë ushtarët në Kosovë
Prishtinë-Turqia nuk do të tërheqë trupat nga Kosova. Deklarata është bërë në Prizren nga komandanti i kontingjentit turk, Yahya Bacak. "Turqia nuk do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në përbërje të KFOR-it.Derisa nuk do të marrim ndonjë kërkesë zyrtare të NATO-s për zvogëlimin eventual të numrit të ushtarëve, ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës sikurse deri më tani”-ka deklaruat komandanti Bacak.
Komandanti turk ka shtuar se Turqia është duke punuar edhe për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Turqia ka 650 ushtarë në Kosovë, ndërsa vendqëndrimi i tyre është në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren.