Baronesha Ashton viziton sot Serbinë, nesër ndalet në Kosovë
Serbi- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot do të zhvilloja një vizitë në Serbi dhe nesër do të ndalet në kosovë, ko do të zhvillojë takime me krerët e të dyja vendeve.
Kjo vizitë bëhet pasi mbrëmë në Bruksel përfundoi rundi i 13-të i takimit ndërmjet dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiçi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.
“RTK raporton se Ashton arrinë sot në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliç, kryeministrin Ivica Daçiç dhe zv/kryeministrin Aleksandar Vuçiç.
Sipas njoftimit të BE-së, ajo në Prishtinë, gjatë ditës së nesërme, do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.