E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia te falimentoje Maqedonia i propozon BE-se

Maqedonia i bën thirrje unionit europian të shpallë falimentimin e Greqisë. Ministri i Financave të Maqedonisë shprehet i surprizuar nga  paaftësia e Bashkimit Europian  për të menaxhuar krizën financiare e cila duket se përkeqësohet ditë pas dite . 

"Do të ishte më mirë për Evropën që zyrtarisht ta shpallë falimentimin e Greqisë, sa më shpejtë që të jetë e mundur”  tha Zoran Stavreski  para gazetarëve  ndërsa  shtoi se "Greqia është në kaos të madh, dhe është e qartë se Evropa deri tani ka dështuar të gjejë një zgjidhje të mirë”. Komentet e ministrit të Financave vijnë pasi kufiri mes këtyre dy vendeve ishte mbyllur për qarkullim të automjeteve. Kufiri  mund të kalohet vetëm më këmbë.  Për rrjedhojë  theksoi ministry, Maqedonia po vuante dëme serioze si pasojë e mbylljes së kufijve dhe se askush “ nuk do ta shpaguante këtë dëm”.

"Falimentimi do ta  stabilizonte menjëherë tregjet  duke sjellë stabilitet jo vetëm në rajon  por në mbarë Europën deklaron ministri. Për shkak të  krizës nuk ka ndryshim si të jenë hapur  kufijtë e Greqisë si të mos jenë. Nëse BE ka frikë të na përmendë emrin dhe në një raport , mendoni a  do të na akordojë  kompensime financiare për shkak të kufirit të mbyllur.”, përfundoi ministri ndërsa bëhet e ditur se  kufiri në mes Greqisë dhe Maqedonisë ka qenë i bllokuar për gjithsej 80 ditë këtë vit, dhe  humbja e ekonomisë maqedonas arrin në 15 milion euro.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›