E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Bylis nderohet me cmimin Naim Frasheri i arte

Në ceremoninë e 40 vjetorit të teatrit Bylis të Fierit Presidenti Bamir Topi ka ndëruar me cmimin “Naim Frashëri i Artë” vetë teatrin “Bylis”. Regjisori Gëzim  Kame, aktorët  Hajrije Rondo dhe  Fatos Sela   u nderuan me cmimin “Mjeshtër i Madh i Punës”. 

Ndërsa aktorët Xhuljeta Kulla, Dervish Biba, Hasan Bregu e regjisori Roland Roshi u nderuan me cmimin “Naim Frashëri i Artë”. Cmimin “Naim Frashëri i Argjendtë” e morën aktorët Vasil Vaso, Gjergji Lala dhe Arqile Lici.  Në përfundim të kësaj ceremonie të pranishmit ndoqën një dokumentar kushtuar punës dhe aktorëve të teatrit në 40 vitet e funksionimit të tij.

AS

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›