Komandanti i KFOR-it në takim në veri

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Drews, është duke u takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Mitrovica e veriut, Zveçani, Zubin-Potokut dhe Leposaviçi.
Takimi po mbahet në kampin "Nothing Hill", thuhet në komunikatën për shtyp të KFOR-it.
"Komandanti i KFOR-it do të përcjellë mesazhin se ai pret largimin e pa kushe të bllokadave të rrugës me qëllim që njerëzit, shërbimet emergjente, EULEX-i dhe KFOR-it të munden të lëvizin lirshëm në të dyja akset rrugore, për në Jarinjë dhe Bërnjak".