E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoti: Barrikadat ende në veri

Pavarësisht kërkese së EULEX-it dhe KFOR-it që serbët lokal t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit ato ende vazhdojnë të jenë prezente. Autoritetet e rendit në Mitrovicë, thonë së deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë shenje që serbët do të bëjnë vetë zhbllokimin e rrugëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për mediat kosovare se serbët jo që nuk kanë larguar barrikadat por, ata kanë bllokuar edhe një nga rrugët e veriut.
“Ne kemi pasur edhe vendosje të disa kontejnerëve të mbeturinave në udhëkryqin e rrugës “Mbreti Petër”, përkatësisht është rruga e cila shkon në drejtime të lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Një drejtim i rrugës është i bllokuar, por nuk është një bllokim fikës. Kemi një grup të personave që qëndrojnë pran këtyre barrikadave me qellim që të shkaktojnë ndonjë incident të mundshem me personat të cilët dëshirojnë t`i largojnë ata kontejner” tha Hoti.
Ndër të tjera sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›