E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia tmerron demokracinë perëndimore – nis hetimin taleban për blasfemi në facebook

31-10-2012 / Gazeta 55

Standardet e demokracisë në Greqi po dëshmohen përditë si të pamjaftueshme. Pas racizmave e nazizmave në rrugë, është regjistruar edhe rasti i parë i përndjekjes së një të riu për blasfemi, njësoj si në vendet islamike, vetëm se ai kishte përqeshur në facebook një murg ortodoks
 
Arrestimi i një 27-vjeçari për përqeshjen e një murgu të vdekur me kohë dhe të nderuar nga shumë të tjerë dhe një protestë ndaj një pjese amerikane që ekstremistët dhe grupet fetare thonë se portretizon Jezuin dhe dishepujt e tij si homoseksualë, kanë nxitur një ethe lidhur me ligjet greke që ndalojnë blasfeminë. Me gjoba deri në 3000 euro dhe burgime deri dy vjet, ndëshkimet e blasfemisë të Greqisë janë zbatuar rrallë, por kritikët thanë se policia ka qenë shtyrë nga partia neonaziste dhe ultra-fetare Agimi i Artë për të goditur ata që besohet se fyejnë Zotin dhe kishën ortodokse greke. Arrestimet e dhe protestat e fundit e kanë sjellë fenë në ballë të një vendi që është një në pak në Evropë me një fe të njohur nga shteti. Më shumë se 90 përqind e grekëve e identifikojnë veten si grekë ortodoksë. "Agimi i Artë spekuloi me ndjenjat fetare dhe besimet fetare të disa njerëzve me qëllim që të bëjë zhurmë e të fitojë ca vota më shumë duke e paraqitur veten si mbrojtës të besimit të krishterë," tha Aleksandros Sakellariu, një anëtar i Lidhjes Humanitare Helenike për të Drejtat e Njeriut. Një protestë e Agimit të Artë kundër pjesës "Trupi i Krishtit" të dramaturgut amerikan Terrenc MekNalli dhe kërcënimet me vdekje ndaj një kleriku grek që foli haptazi kundër demonstratës, kanë provokuar frikë dhe lëvdata. Hierarkia e kishës ortodokse greke e dënoi pjesën, por nuk lëshoi deklaratë të mëtejshme. Policia në qershor arrestoi tre aktorë për lojën në të dhe i akuzuan ata për blasfemi. Arrestimi i fundit i një personi të paidentifikuar që përdori faqen e tij të Facebook për të parodizuar një murg me emrin Elder Paisos si "pastiçio," një gatim grek e ngjashme me lazanjën, solli në vëmendje kritikën e orkestruar nga Agimi i Artë. Policia tha se e bëri arrestimin pas ankesave nga pjesë të ndryshme të botës që arritën në skuadrën e krimit elektronik. Protestat e Agimit të Artë vijnë teksa grekët vuajnë një krizë dërrmuese ekonomike dhe qëndrimi anti-imigrant, anti-semit, anti-homoseksual, kundër masave shtrënguese dhe ultra-fetar i partisë e ka shtyrë atë në vendin e tretë në zgjedhje. "Këta njerëz kanë një shtytje politike," tha Emanuel Perselis profesor i teorisë dhe praktikës së fesë së krishterë në Universitetin e Athinës. "Ata duan të përfitojnë nga elektorati që vjen prej sfondeve fundamentaliste të krishtera". Zëdhënësi i partisë, të cilit i është hequr imuniteti parlamentar për përfshirjen në një vjedhje me armë, nuk ishte në dispozicion për koment. Federata Humaniste Evropiane vuri në dukje se Greqia, Irlanda dhe Polonia janë të vetmet vende të BE ku ligjet e blasfemisë mund të shpien në procedime, gjoba dhe burg dhe kërkoi një ndryshim në ligj. "Nuk ka asnjë të drejtë thelbësore për të mos u fyer në ndjenjat fetare të dikujt. Kishat dhe grupet fetare duhet të pranojnë kritikën, tamam si çdo grup në shoqëri," tha organizata. Ari Karatzas, që drejton shtëpitë botuese në Nju Jork dhe Athinë të specializuara në çështjet fetare, i tha ai SETimes, "Ndërsa ligjet e blasfemisë janë në libra, unë u habita që ato në fakt u përdorën". Në Parusia, një dyqan në zonën turistike të Athinës, i specializuar për ikonat, pronari Tasos Nioras tha se protestat e blasfemisë ishin "një gabim politik" dhe druante se grekët kanë harruar trashëgiminë e tyre. "Në teatrot e Greqisë së lashtë ata mund të shihnin çdo gjë që donin lidhur me zotat," tha ai. "Gjërat bëhen më keq kur kritikohen këto gjëra".
“Southeast European Times”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›