E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Reforma e pensioneve, drafti 3 vjet në sirtarë nga refuzimi i opozitës

31-10-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ka marrë sot në në Konferencën “Ritheksimi i pavarësisë së autoritetit rregullator të sektorit financiar”. Ai ka shprehur rëndësinë që ka informimi i qytetarëve në lidhje me tregun me vetë zhvillimin dhe ecurinë e tij. Shefi i ekzekutivit ka shprehur shqetësimin e tij për situatën ku ndodhet tregu i fondeve për pensionet dhe akuzoi opozitën se ka bllokuar reformën për 3 vite rresht dhe paralajmëroi rinisjen e negociatave me PS. “Tregu i fondeve të pensioneve është problematik për shkak të ligjvënësit. Reforma e pensioneve është e përgatitur. Ne jemi të hapur. Ne kemi ligjin dhe të gjitha vendimet për funksionimin e tregut. Por, ka një hezitim që kapërcehet në një seri stimujsh dhe praktikash. Reforma e pensioneve ka 2-3 vite që ndodhet në sirtar, kjo sepse opozita refuzon, ndonëse ka pranuar të votojë tekstin”- u shpreh kreu i qeverisë.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Berisha theksoi rëndësinë që ka pavarësia e enteve rregullatore në stabilitetin ekonomik të vendit. “Pavarësia e Enteve Rregullatore përbën kushtin më vendimtar të funksionimit të tyre dhe përmbushjen e misionit. Kjo pavarësisë është natyrisht përgjegjshmëria më e madhe e tyre ndaj ligjit, tregut dhe konsumatorit”- tha ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›