E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ul koston e zgjedhjeve nga 60 në 40 mln euro

Agjencia greke e lajmeve “Ana” raporton se gjatë një takimi mes partive kryesore, drejtuar nga ministri i Brendshëm i përkohshëm, Antonis Argyros, ai vendosi të çojë koston e zgjedhjeve legjislative në rreth 40 milionë euro kundër 60 milionë të shpenzuara për zgjedhjet e mëparshme që u zhvilluan më 6 maj.

Partitë pranuan gjithashtu një shkurtim me rreth 50 për qind në financimet publike prej të cilave përfitojnë, që do të kalojnë gjithashtu nga gjashtë në tre milionë euro.

Zgjedhjet e 17 majit do të jenë zgjedhjet e dyta që zhvillohen në Greqi brenda një harku kohor prej pothuajse 40 ditësh. Partitë fituese të zgjedhjeve të 6 majit nuk arritën të krijonin një koalicion qeveritar duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Shumë analistë shprehen se edhe nga zgjedhjet e 17 qershorit rrezikohet të dalë e njëjta tablo, dhe që as pas tyre asnjë parti të mos arrijë të krijojë qeverinë e re./Start/

                                                                                             2012-05-23 10:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›