E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria merr sot kryesimin e KiE-së

Për këtë arsye, ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të kryesojë delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Sesionit Ministerial të Komitetit të Ministrave të KiE-së, që zhvillohet sot në Strasburg.

Gjatë punimeve të Sesionit, do të bëhet kalimi i kryesisë së Komitetit të Ministrave nga Britania e Madhe tek Shqipëria.

Në cilësinë e tij si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë shqiptare të këtij organi të rëndësishëm politik të Këshillit të Evropës. Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: “Të bashkuar në diversitet”./Start/

                                                                                             2012-05-23 08:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›