Greqia, vendi ideal për "pastrimin" e parave të paligjshme
Greqia është vendi më i korruptuar në Evropë dhe i dyti pas Meksikës, ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, sipas presidentit të "Integritetit Global Financiar", Raimond Baker. Sensacion të madh ka shkaktuar deklarata e Raimond Baker, i cili iu referohet miliardave të paligjshme, që gjunjëzuan ekonominë greke.
Në një intervistë në revistën Der Spiegel, z.Baker thekson se vetëm gjatë viteve 2003-2011, nga Greqia dolën 261 milardë dollarë amerikanë, ose 207 miliardë euro të paligjshme. "Paratë janë përfituar nga aktivitetet kriminale, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Humbja është e madhe për një ekonomi të vogël", është shprehur ai. Vetëm në vitin 2010, sipas Baker, rrodhën ilegalisht nga Greqia 90 miliardë dollarë, ndërsa vetëm në vitin 2011, 109 miliardë dollarë.
I pyetur nëse Greqia është vendi më i korruptuar në Evropë, z.Baker komenmtoi se "shifrat tregojnë që qeveria greke nuk e ka nën kontroll rrjedhën e parave të paligjshme". Ai sqaron se "para krizës, Greqia kishte qenë e dyta ekonomi më e madhe informale, e 25 vendeve të anketuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Vetëm Meksika ishte në një pozitë më të keqe".
Baker shton gjithashtu se një situatë e ngjashme është edhe në në vende të tjera të krizës. "Nuk është e çuditshme se Italia, Portugalia dhe Spanja ishin ekonomia e dytë, të tretë dhe të katërt më e madhe informale në Evropë", tha ai.