E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Reali, "dhunë" ndaj Granadës

SPANJE- Reali i Madridit ka marrë fitoren e parë në Primera Divizion, duke mposhtur lehtësisht 3-0 Granadën, në një ndeshje ku skuadra e Murinjos kërkonte me ngulm 3 pikët. Një ndeshje që nuk ka patur kurrfarë historie ajo e "Bernabeut", pasi madrilenët kanë dominuar totalisht, duke regjistruar në fund një përqindje topi prej 75 %. 

Ndeshja ka nisur me raste të shumta për Realin, por do të duhej minuta e 26- të që ekipi i Murinjos të kalonte në avantazh. Portugezi realizoi me një goditje të fortë, duke treguar se dalëngadalë po rikthehet ai i sezonit të shkuar. Në pjesën e dytë, Ronaldo dyfishoi shifrat pas vetëm 9 minutash, me Ronaldon që shfrytëzoi mjaft mirë asistin e Di Marias. 

Higuain realizoi edhe golin e tretë në minutën e 76-të, duke bërë që Reali t'i gëzohet fitores së parë në kampionat. Në ndeshjet e tjera, barazim mes Vajekanos e Seviljes, ndërsa Bilbao mundi 2-0 Vajadolid. Espanjoli ndërkohë u mund 3-2 nga Levante edhe pse kryesoi deri në 2-0.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›