Nishani KLD pergjegjese per korrupsionin ne drejtesi

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk do të bjerë pre e asnjë platforme politike apo taktike elektorale, por do të përmbushë detyrimet në përputhje me kushtetutën. Gjatë një interviste të gjatë për TV Klan kryetari i shtetit, sqaroi pozicionin e tij në drejtim të disa vendimeve të marra, pas betimit në këtëe detyrë, vendime që kanë nxitur reagimin e ashpër të opozites. Përsa i takon shkarkimit të ish kreut të SHISH, zoti Nishani u shpreh se lejoi kryeministrin të përmbushë të drejtën e tij ligjore. Ai nënvizoi se gabon kush mendon se presidenti duhet të shërbejë si pengesëe për insitutucionet.
Presidenti u ndal gjatë tek mënyra sesi ka funksionuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Ai tha se ka probleme serioze të emërimit sipas meritës së gjyqtarëve, çfarë ka prodhuar mungesë besimi të tyre tek sistemii drejtësisë e për pasojë të qytetarëve tek dhënia e drejtësisë. Kthimi i besimit tek sistemi mbetet sfidë kryesore për KLD-në. Gjatë intervistës për Tv Klan z. Nishani paralajmëroi se në krye të organit të akuzës do të vijë një emër i ri, në funksion të forcimit të rolit të këtij insitucioni në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.