E Diel, 1 Nëntor 2026

Liqeni i Kraterit, liqeni më i thellë në SHBA

I përshkruar si "asnjë vend tjetër në botë", Liqeni i Kraterit ndodhet në Shtetin amerikan Oregon.  Me një thellësi prej reth 600 metrash ai është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara. 

Sipas legjendës, zoti i zymtë i nëndheut ishte i mbërthyer në një betejë të ashpër me zotin e ndritshëm të qiellit. I goditur nga tymi i zjarrit, pluhuri dhe hiri i tij, guri i fundit i themelit të malit të madh shkaku dhe u përmbys, duke lënë të hapur një gropë tepër të madhe.

Retë e tymit mbulojnë diellin.  Papritur dita errësohet si të jetë natë.  Mali madhështor shpërthen. 

Për amerikanët autoktonë që kishn jetuar këtu për më shumë se 8 mijë vjet, zoti i qiellit e kishte hedhur zotin e nëndheut në mbretërinë e zjarrit. 

Ndërsa shkencëtarët sot thonë se një vullkan masiv kishte shkatërruar majën e kraterit.  Me kalimin e shekujve stuhitë e mbushën gropën pasive vullkanike me ujë.

Me një thellësi prej rreth 600 metrash, ai është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara dhe i shtati në botë.  Me të drejtë ekskluzive për shfrytëzimin e ujrave të liqenit, anijet e ekskursionit të flotës së parkut kombëtar shëtisin vizitorët nëpër liqen.

  Është një udhëtim 2 orësh që i lë turistët të mahnitur   me bukurinë dhe ngjyrën e kthjellët blu të ujit të tij.  Pavarësisht nga emri, Liqeni i Kraterit, ky nuk është një krater i mirëfilltë, por ....... një boshllëk i krijuar nga një mal i shembur.

Për vizitorët e parkut, për soditësit e pejsazhit dhe fotografët, profesionistë dhe diletantë, rruga mbi 50 kilometra përreth liqenit ofron pamje mbresëlënëse. 

Dhe për skiatorët, dëbora e dimrit këu e bën parkun një vend të përsosur për këtë sport dimëror.  Në çdo stinë, ky liqen me ngjyrë safiri, është një bukuri e rallë e shtetit Oregon. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›