Gjykata Kushtetuese: Rishikoni votat presidenciale
Gjykata Kushtetuese rumune të premten ka urdhëruar rishqyrtimin e votimeve të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në lidhje me kërkesën e opozitës për falsifikim të procesit zgjedhor. Kandidati i opozitës, që ka humbur sipas burimeve zyrtare, Mircea Geoana, tha se Partia e tij Social Demokrate ka fakte konkrete për një falsifikim të votës në një pjesë të mirë të vendit dhe për një numër të madh parregullsish dhe si pasojë ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale. Geoana humbi me një sasi shumë të vogël votash, një diferencë prej 70 mijë votash në krahasim me rivalin e tij Presidentin aktual të vendit, Basesku. Ai fitoi 49.7% të votave në krahasim me Baseskun që fitoi 50.3%. Nga e gjithë sasia e votave, 138 000 u shpallën të pavlefshme.
Gjykata Kushtetuese ose i vlerëson zgjedhjet si të rregullta, ose vendos për zgjedhje të reja. Vetë Presidenti aktual, që nxitoi të shpallte fitoren e tij menjëherë pas votës së të dielës, i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e opozitës, duke deklaruar se vota ishte e rregullt dhe se kundërshtari i tij ishte një humbës i mjerë që nuk e pranonte humbjen në asnjë mënyrë dhe për këtë arsye nxirrte pretendime të kota. Situata e krijuar pas zgjedhjeve sa e dëmton edhe më shumë situatën në të cilën ndodhet ky vend. Rumania po përballet me një rënie të madhe ekonomike dhe po karakterizohet nga një mungesë stabiliteti politik që kur u shpërnda qeveria në tetor të këtij viti. Pikërisht kjo paqartësi bëri që Fondi Monetar Ndërkombëtar të ngrinte një kredi multimiliardëshe që qeveria e kishte kërkuar për të rivitalizuar ekonominë e saj.