Gjenden mbetjet e 50 personave në liqenin Peruçac

Sarajevë, 12 gusht - Eshtrat e të paktën 50 personave, ndoshta viktima të luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë, janë gjetur nga ekspertë ligjorë në një liqen në lindje të Bosnjës, njoftojnë sot burime zyrtare.
"Mund të themi me siguri se eshtrat që kemi gjetur u përkasin të paktën 50 personave", i deklaroi AFP-së Jasmina Mamelexija, një zëdhënëse e Komisionit ndërkombëtar për personat e zhdukur.
Disa ekspertë ligjorë boshnjakë filluan në fund të korrikut kërkimet në liqenin Peruçac në lindje, që ndodhet në kufi mes Serbisë dhe Bosnjës, niveli i të cilit ka rënë për shkak të riparimeve të kryera në një digë. Eshtrat e gjetura në fundin e liqenit do të zhvarrosen gjatë ditës dhe do të dërgohen në një laborator për autopsi dhe identifikim, i bëri të ditur AFP-së një zyrtar i Komisionit boshnjak për personat e zhdukur.
Sipas këtij zyrtari, pjesa më e madhe e eshtrave të gjetura, "pothuaj të gjitha jo të plota", mund të jenë ato të myslimanëve të vrarë nga forcat serbe në rajonin e Vishegradit në fillim të luftës në këtë republikë.