Kufiri në Bellanoc, qeveria e harron - qytetarët e kërkojnë

Shkup, 12 gusht - Pika kufitare në Bellanoc, që lidh Maqedoninë me Kosovën, ende mbetet e mbyllur, me gjithë kërkesat e shumta të qytetarëve që të lëvizin lirshëm, si dhe premtimeve të autoriteteve maqedonase që ky kufi shumë shpejt do të hapet. Përderisa pala kosovare ka asfaltuar rrugën deri në kufi, autoritetet maqedonase nuk kanë ndërmarrë asgjë për të asfaltuar rrugën.
Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku tha për ALSAT-M, se Qeveria ka vendosur të ndërtojë rrugën 15 kilometra të gjatë nga fshati Sllupçan deri në fshatin Bellanoc në kufi.
“është miratuar konkluzioni në qeveri që në vitin 2011 të përfundojë ky projekt i rrugës 125, rrugës regjionale ku do të jetë pika kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës. Kjo pikë kufitare është me domethënie shumë të madhe në aspektin ekonomik, pasi komuna e Likovës është komunë e cila merret me bujqësi, prodhimet bujqësore mund ti plasojnë në Kosovë kryesisht në qytetin e Gjilanit”, theksoi Duraku.
Banorët e fshatrave kufitare nga ana e Kosovës, Shurdhan, Stançiq dhe Zhegër thonë për ALSAT se hapja e këtij kufiri do t’iu shkurtonte rrugën atyre për të takuar të afërmit në Maqedoni.
“Vendosja e pikëkalimit kufitar do të na e lehtëson punën shumë, tepër shumë, kjo pikë është dashur edhe më herët me u hap pasi na lidh miqësia, kemi edhe të familjes sonë në Kumanovë, kjo është shumë një hap i mirë dhe presim shumë shpejt të hapet kjo pikë”, theksoi Hajdin Zymberi, banor i Zhegrës së Gjilanit.