Prishtinë, 38 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese
Prishtinë -Deri më tani janë paraqitur 38 kandidatë për postin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kandidatët e përzgjedhur, në fazën finale të procesit duhet të marrin miratimin e Kuvendit të Kosovës, si institucion i vetëm që ka kompetenca për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i krijuar nga Kuvendi i Kosovës, filloi sot testimin e kandidatëve të përzgjedhur për gjykatës.
Javën e kaluar janë përzgjedhur 38 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, të cilët sot testohen rreth njohurive të tyre në lëmin e gjyqësisë. Komisioni i posaçëm, i krijuar nga Kuvendi i Kosovës, udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndërsa pjesë e tij janë edhe shefat e grupeve parlamentare. 38 kandidatët e përzgjedhur, do të mund të konkurrojnë për katër pozicione të rezervuara për shumicën shqiptare, derisa tre anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese do të jenë ndërkombëtarë. Dy vende janë të rezervuara për pakicat, në organin, që sipas Kushtetutës, do të ketë nëntë gjyqtarë.
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, pas intervistimeve të kandidatëve që i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur dhe në bazë të rezultateve, krijon listën e ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për gjyqtarë. Më pas, Kuvendi i Kosovës është ai që vendosë për gjyqtarët. Gjykata Kushtetuese është institucioni i rëndësishëm i paraparë të themelohet me Kushtetutën e Kosovës, të hyrë në fuqi me 15 qershor 2008. rtk