E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, autobusi me shqiptarë në flakë, s'ka të lënduar

Një autobus turistik shqiptar u përfshi sot në mëngjes nga flakët, ndërsa udhëtonte në Greqi, në zonën e Halkidikisë.

Zjarri shpërtheu në mëngjes në ora 08:15, kur autobusi ishte duke lëvizur në autostradën Selanik- Mudania.

7 personat që ishin në bordin e tij, duke përfshirë edhe shoferin, të gjithë shqiptarë, nuk pësuan asnjë lëndim.

Tre zjarrifikësa nxituan për të shpëtuar njerëzit dhe për të shuar zjarrin, i cili sipas të dhënave paraprake, ka rënë ndoshta për shkak të një qarku të shkurtër.

Autobusi pësoi shkatërrim të plotë ndërsa incidenti krijoi një bllokim të trafikut për automjetet në autostradë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›