Koha për të qëndruar
Perandori romak Caligola bëri kalin e tij senator. Me të njëjtën logjikë, Sali Berisha emëroi ministrin e tij. Senati Romak ia hoqi Caligolës emrin nga lista e sundimtarëve të Romës. Berisha beson se do mbesë në histori. Pas njëzet vjetësh ky vend nuk ka mundur të prodhojë gjë më të hajrit se e fundmja byro politike e komunizmit. I njëjti mediokritet, paaftësi dhe servilizëm ndaj bosit. E vetmja gjë e ndryshuar për keq është makutëria për pasuri dhe indiferenca e botës ndaj nesh.
Një tjetër perandor romak i quajtur Comodo, kishte pasion të ndeshej në arenë me gladiatorët. Kuptohet, pasi i drogonte për t’i mundur më lehtë. Dymijë vjet më pas, me afrimin e gushtit shqiptarët do shikojnë spektaklin e disatë të sportit më qesharak të shpikur së fundmi: Pluskimi në ujë. E ka sajuar dhe praktikon kryeministri ynë. Për tu tallur me sportin, këtë aktivitet fisnik të njeriut, në krye ka deleguar një njeri të flashkët i quajtur Aldo. Si për të fyer ata që në jetë u bënë të famshëm për shkak të dhuntive, aftësive, karakterit dhe qëndresës. Ka njëzet vjet që shqiptarët nuk kanë mundësi të ndjekin në stadiume pasardhësit e Loro Boriçit, Panajot Panos, Din Zhegës, Sabah Bizit, Hasan Likës, Çim Muçës; të brohorasin në pallatet e sportit për dishepujt e Gim Fagut, Korab Llazanit, Shaban Ukës, Ela Tases e Mimoza Ibrahimit; të inkurajojnë Skerdilajd Shytin dhe shokët e tij në pishina. Sot shqiptarët mund të brohorasin vetëm për një tufë kërriçash që mbushin radhët e partive. Dhe nëse duhet ta bëjnë për sportin, ky ofron vetëm një herë në vit, pluskimin idiot të njeriut që deti e tremb. Dy mijë vjet përpara, me përbuzje Senati qibërmadh i hoqi Comodos emrin nga lista e zotërve të qytetit. Pas dymijë vjetësh shqiptarët qeverisen nga notari praktikues i stilit të tapës.
E kush nuk e ka dëgjuar emrin e Neronit? Të shumtët se dogji Romën. Ishte personazh grotesk. Adhuronte kulturën greke, por perëndia i kish dhënë talent mediokër. Shkoi në Athinë. Megjithëse me konstrukt rakitik, mori pjesë në garat atletike, ku natyrisht doli i fundit. Athinasit e kishin kuptuar sa i peshonin trutë dhe e nxorën të parin duke e hipur në podiumin e fituesit. Kryetari i komisionit nuk ishte ndonjë para ardhës i biçimit që kemi ne në krye të KQZ dhe quhet Arben Ristani. Ishte helen dinak që mendonte për qytetarët e tij. Si shpërblim, qyteti u përjashtua nga gjithë taksat. Për të qarë dhe për të qeshur. “Të hyftë vetja në qejf”, thonë shkodranët kur duan të mallkojnë ndokënd. Duket si e stisur për Neronin. Ju shtua oreksi dhe filloi të recitonte vargjet dhe dramat e tij në teatrot greke. Këshillat e qyteteve ndaluan fërshëllimat apo që publiku të braktiste amfiteatrot pa mbaruar shfaqja. Pati gra që lindnin në sallë, se nuk lejohej të dilnin jashtë. Dhe favoret nuk vonuan për pasardhësit e Odiseut. Por ky vetëposhtërim nuk ishte kafshatë që mund ta kapërdinin banorët e qytetit buzë Teveres që në fillesë kishin pirë qumësht ulkonje. Kur po ia nxirrnin shpirtin me majën e shpatës, mërmëriti: “Ju nuk e dini çfarë poeti po vdes bashkë me mua!”. I gjori. Kishte sëmundjen e çdo sundimtari që mendon se me pushtet mund të ndryshojnë biologjinë dhe ligjet e saj, artin dhe rregullat e tij, historinë dhe rrjedhën, etikën dhe kriteret. Si Hoxha me veprat e tij që mendonte se pasuronte filozofinë; si Berisha me fletrrufetë e çakërdisura që lexojnë zëdhënësit beson se pasuron publicistikën; si çdo rishtar a plagë në politikë që mendon se qënia në majë të piramidës i bën të bukur, të mençur dhe artistë.
Neroni nuk u përfill nga Senati Romak. Ishte i treti nga lista me katër sundimtarë që Roma ju përbuzi edhe emrin. Ishin sundues që gabuan vetëm në një pikë, që shqiptarët sot e kapërdijnë: Nëpërkëmbën dinjitetin e vendit që përfaqësonin.
Henry Laborit në librin e tij “Lavdërime për arratinë”, shkruan se: “Në kohë si këto, arratia është i vetmi mjet për të mbetur gjallë dhe të vazhdosh të ëndërrosh”. Mund të arratisesh nëpër libra dhe zilepsesh si kombe të tjera e çmojnë dhe japin kaq dinjitet vetes. Shqiptarët kanë pesëqind vjet që arratisen ku të mundin. Ikin në Itali, Greqi, SHBA dhe deri Australi, duke dëshmuar aty ku ngulen gjeninë e tyre. Shtatë valë arratie njihen të shqiptarëve drejt Greqisë. E fundit ndodhi në ’92-in. Kanë populluar gjithë Greqinë, herë duke ruajtur gjuhën e herë duke e harruar. Nuk ka të ndalur arratia jonë drejt Italisë. Ajo e Skënderbeut ishte vetëm një copëz. Nga kishat e Shën Vlashit në Venecia, deri te ngulimet në Irpina e fshatra të tëra në Calabri dhe Sicili. Sapo lind diçka e mirë në këtë vend, ikën e merr udhët e mërgimit. Por arratia nuk mund të vazhdojë pa fund. Shqiptarët ose duhet ta braktisin e lënë këtë vend horrave, ose të qëndrojnë dhe ëndrrat e tyre t’i mishërojnë. Ta kuptojnë se ky vend është i tyre, dhe kudo që ikin askund nuk do peshojnë më rëndë se këtu. Të guxojnë e të kenë dinjitet të paktën sa romakët dhe helenët e lashtë. Në mos, koha do t’i harrojë dhe buka e liria do ju jepet vetëm si lëmoshë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)