Popa: Mehmet Shehu në Nju York, protesta dhe revolta kundër tij
Ishte shtatori i vitit 1960, kur një delegacion i nivelit të lartë të Shqipërisë Komuniste i kryesuar nga vetë njeriu i fuqishëm i pushtetit, Mehmet Shehu, mori rrugën e gjatë për të mbërritur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte koha kur lideri i komunizmit shqiptar kishte kërkuar çarjen e madhe me aleatin e tij të hershëm, Bashkimin e madh Sovjetik, që në ato momente drejtohej nga Nikita Hrushovi. Pikërisht për këtë arsye, kryeministri Mehmet Shehu, me delegacionin që e shoqëronte nuk udhëtoi me kryqëzorin "Aurora" me të cilin udhëtonin delegacionet e shteteve komuniste dhe vetë Nikita Hrushovi. Ai preferoi që lëvizjen ta bënte me vaporin më madhështor të kohës, siç ishte ai "Kuin Elisabet". Por, fati i keq i kryeministrit të pushtetshëm do të vinte pikërisht nga rastësia e madhe e atij udhëtimi, pasi pikërisht në atë vapor po udhëtonin edhe vetë lideri i supershtetit jugosllav, Josip Broz Tito dhe vetë i biri i kryeministrit të Anglisë, Uinston Çërçillit.
Ishte kjo rastësi që 20 vite më vonë, kur Mehmet Shehu do të priste 'suferinën' e sulmeve të Enver Hoxhës, midis të cilave do të kishte edhe akuzën se pikërisht atë udhëtim që ai kishte bërë për në SHBA me vaporin "Kuin Elisabet" e kishte përdorur për t'u takuar me Randolf Çërçillin, Josip Broz Titon dhe ish - drejtorin e tij të shkollës teknike, Harri Fulltz-in, me të cilët kishte komplotuar si poliagjent në kurriz të Shqipërisë dhe të vetë liderit të saj, Enver Hoxha.
Por, ndërsa në numrat e kaluar, nëpërmjet dëshmisë interesante të vetë përkthyesit të Mehmet Shehut, Agim Popa, folëm për misteret dhe detajet e udhëtimit njëjavor të tij derisa mbërritën në SHBA, tashmë, një tjetër episod vjen para lexuesit të gjerë të gazetës sonë. Është pikërisht situata e krijuar gjatë udhëtimit të Mehmet Shehut në pika të ndryshme të Nju Jorkut. Ka qenë një eskortë e zhurmshme prej dhjetëra makinash policie që ecnin me sirena të ndezura, ndërkohë që dhjetëra oficerë dhe specialë e blindonin atë ndërsa zbriste në tokë. Po çfarë kishte ndodhur që kjo supereskortë mbulonte kryeministrin e një vendi të papërfillshëm nga madhësia territoriale?
Gjithçka do ta ndiqni, në vijim të rrëfimit të vetë përkthyesit të Mehmet Shehut, Agim Popa, për atë takim të veçantë të sesionit të Asamblesë së OKB - së.
(Vijon nga numri i kaluar)
Profesor. Mendoj se folëm me shumë hollësi për atë udhëtim të çuditshëm që e.kipi i kryeministrit Mehmet Shehu ka bërë në shtatorin e vitit 1950 për të cilën do të priste prej Enver Hoxhës akuzat më të egra deri te shfrytëzimi i situatës për tu takuar për veprime agjenturore në kurriz të Shqipërisë. Le të kalojmë së fundmi në momentin e zbritjes suaj në SHBA. Ku zbritët saktësisht dhe si vijoi udhëtimi?
Kemi zbritur në Nju Jork. Nuk e mbaj mend datën, por ka qenë fundi i shtatorit.
Kam mësuar dikur shumë rastësisht se kur keni zbritur në Nju Jork ju kanë vënë një eskortë të veçantë. Si është e vërteta?
Kjo është shumë e vërtetë. Mehmet Shehu në Nju Jork shoqërohej nga një eskortë e madhe. Sa herë ai lëvizte nga një vend në një tjetër, për arsye të ndryshme, shoqërohej me një zhurmë shumë të madhe.
Nuk e di profesor, por doja të kontrolloja mendimin tim para jush se sipas meje dhe informacionit që unë kam marrë për këtë fakt, ky shoqërim i jashtëzakonshëm i Mehmet Shehut në rrugët e Nju Jorkut bëhej për të krijuan idenë tek ai se ishte në rrezik të jashtëzakonshëm. Pra rruga politike që kishte projektuar në Shqipëri ishte shumë e gabuar dhe se për këtë fakt rreziku ishte maksimal. Pra me një formë të tillë mbështetej filozofia apo politika e atëhershme perëndimore se askush nuk e pranonte faktin e komunizmit shqiptar dhe se udhëheqja e këtij shteti për këtë "mëkat" që kishte bërë, duke aplikuar një politikë të tillë në shtetin e vet që ishte më së shumti politika e përjashtimit të grupeve shoqërore, rrezikohej shumë seriozisht me jetë kudo që të ishte. Nuk e di nëse jam i saktë me këtë lloj perceptimi?
Po pra, jeni tërësisht i saktë dhe mua nuk më ngelet tjetër veçse të plotësoj atë çka thatë juve nga sa jeni informuar më parë. Prandaj edhe në momentin që Mehmet Shehu hipte në makinë, vinte në lëvizje forca të shumta të sigurisë dhe sirena të zhurmshme alarmi të automjeteve që do të shoqëronin atë. Jo vetëm kaq, por të gjithë njerëzit që viheshin në shërbim të tij në atë moment, dukej se ishin aktorë të vërtetë pasi ndiheshin tepër të "terrorizuar" për misionin që kishin që ishte pikërisht ajo e ruajtjes së jetës së kryeministrit i cili "rrezikohej" në mënyrë të llahtarshme. Kjo kuptohet ishte një mënyrë për të krijuar një përshtypje të tillë.
A justifikohej kjo lloj zhurme në lëvizjen e një udhëheqësi në Nju York aq më shumë që flitej për një drejtues të një qeverie të një shteti shumë të vogël, kushdo qoftë ai?
Ju kuptoj ku e keni fjalën, në s'jam i gabuar mendoni nëse kishte incidente që të mund të besohej ajo që thurej dhe intrigohej për të terrorizuar vetë udhëheqësin që shoqëronin, me qëllim kjo që kur të shkonte në vendin e tij, ai të reflektonte dhe të lëshonte pe apo të kontribuonte në ndryshimin e formës së qeverisjes politike të vendit. Për të vërtetuar këtë filozofi, vetë autoritetet e atjeshme që kishin organizuar një eskortë dhe një zhurmë të tillë kur lëvizte Mehmet Shehu sajonin një situatë "alarmi dramatik", aq sa dukej sikur sforcoheshin tmerrësisht për të ruajtur jetën e udhëheqësve shqiptarë që në rastin konkret ishte vetë Kryeministri Shehu. Kjo për faktin se ai ishte "vënë" në shënjestër serioze për tu "eliminuar" fizikisht. Konkretisht konstatohej lehtësisht se në itinerarin ku do kalonim ne ishin vendosur njerëz të shumtë të cilët rrinin të grumbulluar në kryqëzime dhe në pika të veçanta të dukshme. Në momentin që lëvizte eskorta e Mehmet Shehut ata fillonin të protestonin duke sharë e bërtitur, madje duke drejtuar grushtet me egërsi në drejtim të makinës. Ishin gjeste vërtet të këqija dhe tepër irrituese, pa diskutuar këtu kur kishte raste që tentohej t'i ikej dhe policisë për t'ju afruar makinës së Mehmetit me mendimin se do të godisnin në se do të mundeshin me mjete rrethanore. Kuptohej që ishin skena të sajuara që për një sy të zakonshëm qytetari që mund të ndodhej rastësisht në vendngjarje nuk mund të kuptonte shumë nga ajo që po ndodhte, por do ta mendonte një realitet të hidhur që tentohej të sulmohej një udhëheqës i një shteti.
Çfarë thonin?
Çfarë do thonin veç se do të bërtisnin dhe do shanin në forma të tilla: Poshtë komunizmi. Poshtë diktatorët. Maskarenj. Poshtë të kuqtë etj etj, që tashmë nuk më kujtohen saktësisht por duhet të krijoni konceptin se çfarë mund të thotë një turmë që është grumbulluar me këtë qëllim. Por këto turma shfaqeshin kudo ku duhej të ndalonim apo në kryqëzime.
Çfarë ishin ata njerëz?
Ishin njerëz reaksionar që urrenin sistemin komunist dhe kryesisht atë shqiptar dhe i organizonin. Kështu gjoja për të na mbrojtur prej tyre ata organizonin gjithë këtë parakalim dhe gjithë këtë histori. Kjo ishte më shumë një kërcënim psikologjik sepse ishin grumbulluar ata njerëz që bërtisnin dhe kishin shumë mllef kundër nesh. Kundër Shqipërisë e kundër regjimit shqiptar.
Po Mehmet Shehu a shqetësohej nga sa shikonte të ndodhte rreth tij?
Nuk kishte si të shqetësohej, as ai dhe askush nga ne të ekipit të këshilltarëve që e shoqëronim, pasi e dinim dhe kuptonim gjithçka ndodhte rreth nesh. Por, edhe të ishin ata njerëz të ardhur spontanisht se donin me të vërtetë të protestonin ndaj Mehmet Shehut nuk kishe pse të frikësoheshe pasi siguria e një burri shteti ishte absolute dhe se nuk behej fjalë për incidente fizike, por për incidente psikologjike dhe më shumë politike.
Po çfarë thoshte Mehmet Shehu, kishit rastisur ta dëgjonit personalisht kur komentonte këtë situatë?
(Qesh dhe duke ngritur grushtin lart për të imituar Mehmet Shehun vijon)
Mbaj mend në një moment që ndërsa rrinim në hollin e hotelit ku ishim akomoduar u shpreh:
- E tundi një herë Mehmet Shehu dhe Nju Jorkun, pa të bëhet ç'të bëhet dhe qeshi me të madhe. Dukej që i pëlqente që lëvizja e tij në qytetin gjigand shoqërohej me atë zhurmë të jashtëzakonshme dhe me një bujë të çuditshme aq sa edhe njerëzit e pamësuar nuk besoj të mos vëzhgonin të habitur.
Pse krijohej kjo situatë?
Ishte ajo që ju shpjegova pak më lart që për të krijuar konceptin se ne ishim kundër të gjithëve dhe se atë që ne kishim aplikuar në vendin tonë nuk e miratonte kush dhe se nuk kishim miq nëpër botë, por kishim armiq të betuar të rrugës sonë politike që ndiqnim. Pra, këtë lloj efekti donin të krijonin.
Mbajti Fjalim Mehmet Shehu në OKB?
Aty Mehmet Shehu ka mbajtur dy fjalime. Një fjalim kishte qëllim vijën e debatit të përgjithshëm dhe fjalimi tjetër ishte në lidhje me një pikë tepër të veçantë që kishte të bënte me vendin e Kinës në OKB. Në këtë pikë me anë të atij fjalimi ne bëmë të qartë qëndrimin tonë që kërkonim dëbimin e Tajvanit nga OKB-ja dhe Kina të zinte vendin e përshtatshëm në OKB. Tajvani ishte kundër Kinës komuniste.
Mund të kujtoni se ku ishte tematika e tij në fjalimin e debatit të përgjithshëm?
Në debatin e përgjithshëm Mehmet Shehu mori sulme kundër revizionizmit dhe sidomos kundër imperializmit amerikan. Si shfrytëzues botëror dhe si shtypës i lëvizjeve përparimtare të luftërave çlirimtare kudo në botë. Si nxitës, agresor etj, etj. Ishte si të thuash ai toni apo nervi i fjalimit të Mehmet Shehut.
Spikati në ndonjë detaj ai fjalim i tij?
Ndër të tjera Mehmet Shehu shprehu përkrahjen e madhe të Shqipërisë për Fidel Kastron. Por, detaj i goditur ishte që me një kurajo do të thoja të jashtëzakonshme goditi vijën e politikës amerikane më forcën dhe zellin e pa treguar. Tonacioni i atij fjalimi ishte i shkallës më të lart aq sa u shokua salla. Nuk la gjë pa thënë për qeverinë dhe politikën e agresivitetit të Amerikës. Nuk la gjë pa thënë për qënien e tij si përçarës i popujve dhe xhandar ndërkombëtar i vendeve të globit.
Ishte Fidel Kastro në atë takim?
Patjetër që ishte. Madje ka dhe një detaj shumë të bukur se kur doli aty për të folur para se të mbante fjalimin e tij të gjatë tha: Është hapur fjala se unë flas gjatë, por në këtë takim do të flas shkurt. Dhe me të vërtetë foli shkurt se foli vetëm katër orë e gjysëm.
Katër orë e gjysëm?
Po po katër orë e gjysëm dhe ai këtë e quante shumë shkurt.
Jam kurioz ku synoi fjalimi i Kastros?
Mbrojti regjimin kuban, pavarësinë e ku ta di unë. Dhe ne i dhamë përkrahje. Por midis nesh kishim hapur gojë më gojë dhe përsërisnim thënien e Mehmet Shehut i cili ishte shprehur që Fidel Kastro duhet të bëjë kujdes dhe të mos mbështetet shumë te Hrushovi se Hrushovi ia ka me hile dhe se do ta shfrytëzojë për qëllimet e veta.
Kthimi i Mehmet Shehut nga Amerika u bë me një vapor Francez Liberte. Ky vapor ishte shumë luksoz, por ai atë e kishte udhëtimin e fundit pasi do të shkonte për hekurishte. Pse?
Sepse vaporët e tjerë e bënin për pesë ditë Atlantikun ndërsa ai e bënte për gjashtë ditë kështu që do të shkonte për hekurishte.
Si punonim neve për përkthimin e fjalimeve të Mehmet Shehut?
Unë i mora fjalimet dhe vendosa vendet ku bëheshin thekset. Por, ai më thotë se nuk më pëlqen kjo se kjo ishte jo shumë e saktë për të, por donte t'i lexonte vetë dhe unë ta korrigjoja nëse e kishte gabim derisa t'i bënte mirë. Madje kur më thërriste më thoshte hajde zoti mësues të punojmë.
Profesor, nuk e di sa jeni në dijeni aq më shumë të jeni ndodhur aty, por është folur shumë dikur që në një takim të Asamblesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Hrushovi ka nxjerrë këpucën dhe i ka rënë tavolinës. A është e vërtetë dhe a keni asistuar juve personalisht në atë ngjarje kaq të paprecedentë për një udhëheqës si Hrushovi?
Kam qenë dhe e kam parë. Ka ndodhur pikërisht një vit më mbrapa nga sapo të shpjegoj unë. Pra ka ndodhur në vitin 1961.
Si ka ndodhur?
Është ngritur një udhëheqës apo politikan perëndimor që tashmë nuk mund të më kujtohet se kanë kaluar plot 50 vjet, por mbaj mend që ai ka kritikuar rëndë politikën komuniste të vetë Bashkimit Sovjetik. Fjalimi i tij nuk u ndërpre, por menjëherë e ka marrë fjalën Hrushovi dhe tepër i irrituar ka hequr këpucën dhe fliste duke i rënë tavolinës duke thënë: Nuk është kështu, nuk është kështu. Ky është turp. Turp… dhe këpuca përplasej mbi tavolinë duke shkaktuar shokim tek të gjithë të pranishmit.
Si u komentua një gjest i tillë?
Kuptohej që një gjest i tillë nuk ishte normal për një burrë shteti të një perandorie siç ishte Bashkimi i Madh Sovjetik kështu që më së shumti ka shokuar të pranishmit sepse ai nuk i ka rënë pak tavolinës me këpucë, por më shumë se 20 - 30 minuta. Këtë e trumbetuam pastaj më shumë neve që sa ishim prishur me të për të justifikuar situatën e mëpasme ku thamë se si mund t'i shkoje mbrapa një udhëheqësi të tillë që përplas këpucën në mes të asamblesë së OKB-së.
Salla e takimeve të OKB-së, ka qenë aty ku është sot?
Tamam aty ku është sot dhe me atë pamje pa ndryshuar asgjë.
(Vijon nesër)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)