E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,dy të vdekur nga moti i keq

Stuhitë e shumta që goditën Greqinë shkaktuan vdekjen e dy personave dhe detyruan autoritetet të urdhëronin mbylljen e të gjitha anijeve në port, pasi erërat e forta mund të arrinin shpejtësinë e 102 kilometrave në orë, bëri të ditur sot Ministria greke e Marinës Tregtare. ''Një grua 38-vjeçare dhe vajza e saj, 18 vjeçe, nuk mundën të dilnin nga makina e tyre që ra në portin e Poros, në ishullin e Qelafonisë, në detin Egje'', deklaroi ministria. ''Djali i viktimës, 16 vjeç, i cili mundi të shpëtonte njoftoi forcat policore'', shtoi ministria. Për shkak të stuhive, trageti grek ''Pasiphae'', që vinte nga Italia dhe kishte në bord 102 pasagjerë, u përlas me molin në portin e Patras'', theksoi ministria. Dhjetëra shtëpi u përmbytën në Spartë, Peleponez dhe Volos

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›