E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, kërkohet arrestimi i ish-diktatorit Duvalier

Grupimet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar qeverisë së Haitit që të arrestojë dhe të nisë një proces gjyqësor ndaj ish-diktatorit Jean-Claude Duvalier.
 

Sipas grupeve të të drejtave ai duhet të akuzohet për abuzimet e bëra me pushtetin prej tij në periudhën 1971-86.
59-vjeçari Duvalier, i njohur ndryshe si "Baby Doc", u rikthye gjatë ditës në Haiti, me pretendimin se dëshiron të ndihmojë vendin pas tërmetit shkatërrues
 

Duvalier mori drejtimin e shtetit në moshën 19-vjeçare, dhe e cilësoi veten si president të përjetshëm në vitin 1971. Ai u rrëzua 15 vjet më vonë si pasojë e revoltave popullore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›